Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I dënuar në Itali për plagosje, dhunë në familje e përdhunim, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan
👁12474
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 47”. Një 50-vjeçar i dënuar në Itali, me 7 vjet burgim, për krime kundër personit dhe krime seksuale, është arrestuar në Elbasan. Njoftimi i policisë: Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore dhe i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve me partnerët italianë, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 47”, kapën në Elbasan, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Zamir Halili, 50 vjeç. Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar...