Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I dënuar më burg për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
👁7933
Arrestohet një 35-vjeçar i shpallur në kërkim në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.O., pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 muaj burg për vjedhje, të kryer në bashkëpunim. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4. kapën shtetasin e shpallur në kërkim E. O, 35 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel