Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I dënuar me 25 vite burg për rrëmbim dhe trafik droge, ekstradohet nga Shqipëria në Itali 56-vjeçari
Një 56-vjeçar shqiptar, Leonard Mnela, i shpallur në kërkim dhe i dënuar për disa vepra të rënda penale në Itali, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë. Ai u shoqërua nga efektivët e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor të Departamentit italian të Sigurisë Publike dhe mbërriti në Aeroportin e Fiumicinos në Romë, pasi u nis nga Tirana. Sipas autoriteteve italiane, ndaj shtetasit shqiptar është lëshuar një vendim përfundimtar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit të Salernos, që e dënon me 25 vite burg për një sërë veprash penale, përfshirë: rrëmbim personi, tentativë zhvatjeje, dhunë fizike, posedim të...