I dehur në timon, 53-vjeçari banues në Greqi ndalohet në Gjirokastër

I dehur në timon, 53-vjeçari banues në Greqi ndalohet në Gjirokastër

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 53 vjeç, banues në Greqi, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net