Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“I çuam në Prokurori, por prokurorja tha…”, Rama tregon pse ndërtimet në Theth s’u ndaluan në kohë
Pas debateve të shkaktuara nga aksioni i fundit i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, Kryeministri Edi Rama ka folur sot për situatën dhe kritikat për mungesën e ndërhyrjes së hershme nga autoritetet. Nga Berati, ku po zhvillonte një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, kreu i qeverisë deklaroi se zinxhiri institucional nuk ka funksionuar dhe fajësoi drejtëpërdrejt prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për mosveprim. “Ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur. Një strukturë e ka çuar çështjen në Prokurori, por prokurorja ka thënë se nuk...