I akuzuar për tentativë vrasje në Turqi, arrestohet në Tiranë kreu i organizatës kriminale

I akuzuar për tentativë vrasje në Turqi, arrestohet në Tiranë kreu i organizatës kriminale

Një 44-vjeçar turk është arrestuar në Tiranë, pasi ishte vendosur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia. Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale, një prej tyre tentativë për vrasje. Si rezultat i punës operacionale profesionale dhe të mirorganizuar të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si dhe i bashkëpunimit të ngushtë me homologët turq, u finalizua operacioni policor i koduar “Multiple”. Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, U. O., 44 vjeç. Prokuroria...
Burimi: Top-Channel.tv