Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Hysen Kadiu jashtë listës së PD, Rama izonizon me demokratët në Kavajë: Votuat njeriun tuaj dhe ua hëngri bufi
👁11092
Mbetja e Hysen Kadiut jashtë listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, përveç selisë blu në Kavajë, duket se i ka lënë shije të hidhur edhe kryeministrit Edi Rama. Zhgënjimin e numrit një të PD-së së Kavajës, i cili doli i pari në Primaret e qarkut të Tiranës, Rama nuk la pa e përmendur në takimin me të rinjtë socialistë në këtë qytet, si për të treguar se meritorët nuk vlerëson në kampin blu, ndryshe nga çndodh në atë rozë. Rama tha se ‘bufi i kënetës’, referencë e tij për kryedemokratin Sali Berisha, e hëngri përfaqësuesin e Kavajës....