Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hysaj: Kundër Serbisë me qetësi dhe profesionalizëm, duam të fitojmë për kombin
Në prag të përballjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Elseid Hysaj doli para mediave nga grumbullimi i kombëtares kuqezi. Mbrojtësi i Lazios ndau mendimet e tij rreth ndeshjes që do të zhvillohet më 7 qershor në “Arena Kombëtare”. I pyetur për ndjesinë që sjell kjo sfidë, duke pasur parasysh edhe historinë mes dy kombeve, Hysaj theksoi rëndësinë që duhet t’i jepet aspektit sportiv: “Kjo është ndeshje e rëndësishme, pasi sfidojmë një kundërshtar direkt në grup. Marrëdhëniet mes vendeve? Ne futbollistët nuk duhet të përzihemi me këto gjëra, pasi ka kush merret me këtë punë. Të koncentrohemi dhe të mendojmë për kundërshtarin, jo për probleme të tjera”. Në rolin e një prej lojtarëve më me përvojë në skuadër, mbrojtësi...