Hyn në fuqi vendimi, nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt!
Nga dita e sotme (3 shtator), Shqipëria ndalon zyrtarisht importin e mishit nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pati njoftuar disa ditë më parë se ky vendim vjen pas heqjes së këtij vendi nga lista e autorizuar e BE-së. Do të lejohen vetëm importet me kontratat e nënshkruara para 3 shtatorit, por jo ato nga dita e sotme dhe më pas. Vendimi për ndalimin e importit u mor për shkak të dështimit të ofrimit të garancive të sigurisë për përdorimin e antibiotikëve dhe stimuluesve për rritjen e kafshëve. Megjithatë, ngarkesat e mishit të shpendëve dhe gjedhit me certifikata të lëshuara para 3 shtatorit do të vijojnë të pranohen, edhe nëse mbërrijnë pas kësaj date. Prej më shumë se 2 dekada Shqipëria blen mish dhe nënprodukte...
Burimi:
javanews.al