Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Kadastrës, çmimet u rritën ndjeshëm! Lista e pagesave për secilin shërbim
Publikohen në fletore zyrtare (4 gusht) tarifat e reja të rritura për shërbimet e Kadastrës, pas përditësimit më të fundit që i është bërë VKM-së përkatëse në shkurt të vitit 2021. Sipas vendimit të qeverisë me Nr.462, datë 31.7.2025 tarifat të cilat pësojnë një rritje të ndjeshme hyjnë në fuqi menjëherë sapo publikohen në Fletore Zyrtare. Kështu regjistrimi i kontratave të shitjes, të dhurimit, të shkëmbimit, të heqjes dorë nga pronësia, pjesëtimi i pasurisë etj. do të kushtojë 5000 lekë me tarifat e reja, nga 3500 që kushton aktualisht, pra një rritje me 30%. Tarifa e regjistrimit të aktit të...