Humbje që peshon – Balkanweb.com – News24

Humbje që peshon – Balkanweb.com – News24

Itali e re, histori e vjetër, probleme të vjetra, një ekip pa cilësi, shumë larg asaj që përfaqësojnë. Vërshëllima, kontestime, meme, dhe ironi pa fund. I tillë ishte ky rikthim i dytë i Roberto Mancini-t në krye të Italisë, me “azzurrët” që u dorëzuan pa kushte përballë Belgjikës, në një sfidë ku lojtari më i mirë i Italisë ishte Donnarumma, nëse nuk do të ishte për të rezultati do të ishte më i thellë se 2-0. “Djajtë” e Van Bommel kishin kontrollin total të lojës, luajtën në gjysmëfushën e Italisë, me golin që ishte thjesht çështje kohe, erdhi në minutën e 20-të, ku Godts lëvizi bukur brenda në zonë duke mposhtur Donnarumma-n. Godts tentoi edhe 7 minuta më vonë, me një gjuajte me kokë, por...