Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Humbja drastike në zgjedhje, Berisha mbledhje urgjente me drejtuesit politikë të qarqeve
👁11732
Për humbjen në zgjedhjet e 11 Majit, Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën 20:30 në selinë e Partisë Demokratike. Në fokus të takimit të tyre do të jetë rezultati i zgjedhjeve, për të cilat, Berisha thotë se ishin “farsë elektorale”. Ai ka premtuar “betejë për votën e lirë” dhe më 16 Maj, ditën e samitit të Komunitetit Politik Europian, Berisha ka paralajmëruar një protestë. Drejtuesit politikë të qarqeve për PD-në janë: Tiranë-Belind KëlliçiDurrës-Oerd BylykbashiShkodër-Luçiano BoçiLezhë-Agron GjekmarkajFier-Gazment BardhiElbasan-Tomor AlizotiKorçë-Ivi KasoKukës-Flamur HoxhaGjirokastër-Tritan ShehuVlorë-Bujar LeksajBerat-Eno BozdoDibër-Xhelal Mziu