Humbi kontrollin mbi ‘Jet Ski’ dhe ra në ujë, shtetasi belg përfundon në spital me dëmtime të rënda

Humbi kontrollin mbi ‘Jet Ski’ dhe ra në ujë, shtetasi belg përfundon në spital me dëmtime të rënda

Një tjetër incident është shënuar sot në brigjet e vendit. Një shtetas belg është paraqitur në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte, ‘Jet Ski’, dhe për pasojë ka rënë në ujë. 21-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Njoftimi: Rreth orës 20:00, shërbimi i Urgjencës së Spitalit të Durrësit ka njoftuar se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi belg H. K., 21 vjeç. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në spital dhe nga veprimet e para...
Burimi: Top-Channel.tv