Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Humbi kontrollin e skuterit, i riu në Vlorë pëson dëmtime serioze, dërgohet me urgjencë në spital
Një i ri është aksidentuar në sheshin e Lungomares, në Vlorë ditën e sotme teksa ishte duke lëvizur me një skuter elektrik. Sipas raportimeve, ai ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të shumta dhe fraktura në gjymtyrë. Bëhet me dije se në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar të plagosurin drejt spitalit për ndihmë mjekësore.