Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Humbi kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga Burrel-Komsi, humb jetën 41-vjeçari
👁4690
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Burrel-Komsi. Policia bën me dije se mbrëmje e sotme shtetasi E.B., rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.