Humbi jetën për të shpëtuar 2 turistë, gjendet trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike

Humbi jetën për të shpëtuar 2 turistë, gjendet trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike

Pas thuajse 48 orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali. Mësohet se trupi i tij u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Arben Anamali humbi jetën në Liqenin e Shkodrës teksa po përpiqej të shpëtonte nga mbytja dy turistë të huaj që kishin rënë në ujë. Kreu i Bashkisë, Benet Beci bëri një reagim për këtë ngjarje të rëndë, ku vlerësoi veprimin heroik të kapitenit Anamali, që sakrifikoi jetën për të shpëtuar dy të rinjtë, shkruan A2 CNN. “Ky mëngjes është...
Burimi: Javanews.al