Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Humbi jetën gjatë punës minatori në Bulqizë, ja çfarë thotë policia
Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të mërkurë në një subjekt minerar në Bulqizë, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 paradite. Viktima, F. V., me detyrë ndihmës armator, është aksidentuar në ambientet e punës dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Njoftimi i policisë Me datë 06.08.2025, rreth orës 11.40, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi F.V., rreth 66 vjeç, me detyrë ndihmës armator. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.