Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Humb vula e KZAZ në fshatin Bularat, ngjarjen e denoncon sekretari i qendrës
👁4890
Humb vula e KZAZ-së në fshatin Bularat. Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Top Channel