Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Humb jetën pushuesi 48-vjeçar në plazhin e Darëzezës
Një pushues 48-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Darëzezës. Nga dyshimet e para, mësohet se 48-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. “Më datë 15.07.2025, në plazhin e Darëzezës, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak, shtetasi B. Ç., 48 vjeç, banues në Ballsh. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.