Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Humb jetën 33-vjeçari në Elbasan, shkak dyshohet mbidoza e heroinës
Mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, është gjetur pa shenja jete një 33-vjeçar. Sipas uniformave blu dyshohet se shkaku i vdekjes mund të jetë mbidoza, pasi viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike, konkretisht heroinës. “Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. Z., 33 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të mbidozës, pasi ishte përdorues i heroines”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./Opinion.al