Humb jetën 32-vjeçarja britanike në një hotel në Jalë

Humb jetën 32-vjeçarja britanike në një hotel në Jalë

Një 32-vjeçare me origjinë nga Londra ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në Jalë, pasi shfaqi probleme shëndetësore në hotelin ku ishte akomoduar. Sipas njoftimit të policisë, stafi i hotelit e transportoi menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, por pavarësisht ndihmës së dhënë, e reja ndërroi jetë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon verifikimet për të përcaktuar shkakun e plotë të vdekjes. Jalë, Himarë/ Informacion paraprak Më datë 21.09.2026, rreth orës 18:40, është marrë njoftim se shtetasja I. R., 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte akomoduar në një hotel në Jalë, kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë te recepsioni i hotelit. Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë, 32-vjeçarja ka...