Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hudhra e zezë: Sekreti natyror që pengon plakjen dhe përmirëson shëndetin
Askush nuk do ta mendonte që një thelb hudhër, nëse lihet të “plaket” me kujdes për javë të tëra, do të shndërrohej në një ndër superushqimet më të fuqishme të kohës sonë. Por ja ku jemi, hudhra e zezë, as tradicionale, as moderne, por diçka që ka ardhur nga një laborator i heshtur i natyrës! Hudhra e zezë nuk është as e djegur, as e kalbur. Është thjesht e duruar. Procesi i fermentimit zgjat rreth 30 deri në 90 ditë, ku thelbat qëndrojnë në një mjedis me temperaturë konstante dhe lagështi të lartë. Gjatë kësaj kohe, ajo kalon një transformim të plotë: ngjyra kthehet në e zezë të thellë, tekstura bëhet e butë si reçel, dhe shija... nuk ka më asgjë të përbashkët me hudhrën...