HRW paralajmëron: BE dhe Britania e Madhe po e shndërrojnë Ballkanin në “depo emigrantësh”

HRW paralajmëron: BE dhe Britania e Madhe po e shndërrojnë Ballkanin në “depo emigrantësh”

Organizata Human Rights Watch ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar po e trajtojnë Ballkanin si një “depo për emigrantët”, përmes planeve për ngritjen e qendrave të kthimit jashtë territorit të tyre. HRW u ka bërë thirrje Brukselit dhe Londrës të ndalojnë këtë qasje dhe të ndihmojnë vendet e rajonit në ndërtimin e sistemeve efektive të azilit. Në muajt e fundit, BE-ja ka miratuar një mekanizëm që u lejon shteteve anëtare të transferojnë azilkërkues të refuzuar në vende të treta, ndërsa Britania ka nisur bisedime për ngritjen e qendrave të tilla, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor....
Burimi: Vizionplus.tv