Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike e shteti i së drejtës, në themel të rrugës europiane të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot më 26 tetor një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend. Gjatë takimit, Ministri Hoxha nënvizoi angazhimin e palëkundur të Qeverisë ndaj lirive demokratike, përfshirë të drejtën themelore për manifestim paqësor. Ai theksoi se dhuna, vandalizmi dhe sulmet ndaj pronës publike apo private nuk mund të pranohen si mjete legjitime të shprehjes politike apo të çfarëdo forme tjetër të shprehjes, një parim që vlen si në Shqipëri, ashtu edhe kudo tjetër në Evropë. Në diskutime u trajtua gjithashtu rëndësia e ruajtjes së stabilitetit institucional, respektimit të shtetit të së drejtës dhe garantimit të ligjshmërisë e proporcionalitetit të të gjitha veprimeve të...