Hoxha takim me të Dërguarin Special të SHBA: Thellim i partneritetit strategjik, mundësi të reja bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët

Hoxha takim me të Dërguarin Special të SHBA: Thellim i partneritetit strategjik, mundësi të reja bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, me fokus forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në ekonomi, tregti dhe rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X: Kënaqësi të takoja sot Paolo Zampolli, të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale. Ne riafirmuam lidhjen e veçantë midis Shqipërisë dhe SHBA-së, dhe vendosmërinë tonë të përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar më tej partneritetin tonë strategjik. Miqësia bëhet më e fortë kur krijon partneritete dhe mundësi të...