Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Hoxha pret ambasadorin britanik: Shqipëria e angazhuar për ndjekjen e parave me burim të paligjshëm
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot. Pas takimit, të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, Hoxha bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “bashkëbisedimi u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve në fushën e sigurisë, në kuadër të planit të përbashkët të masave, “Dialogu kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda”, me theks të veçantë te prioriteti strategjik i rikuperimit të aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale”. Hoxha theksoi se funksionalizimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve është një nga rekomandimet kyçe të Bashkimit Europian...