Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Prej tri ditësh, hoxha Zekerija Bajrami nga Maqedonia e Veriut është angazhuar në rrjetet sociale me postime për protestat në Shqipëri, duke shprehur mbështetje për studentët dhe duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj atyre që i konsideron armiq të vendit fqinj.Por përfshirja e tij në zhvillimet politike të Shqipërisë ngre si gjithnjë debatin për ndërthurjen e autoritetit fetar me qëndrimet politike, veçanërisht kur mesazhet përcillen nëpërmjet lutjeve dhe referencave ndaj Zotit. Bajrami nuk është nga Shqipëria. Ai vjen nga fshati Bojanë i Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, ku ka zhvilluar një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij fetare. Megjithatë, protestat kundër qeverisë së Edi Ramës duket se kanë marrë vëmendjen e tij të veçantë. Në njërin prej postimeve, ai kërkon ndihmën e Zotit për...