Hoxha nga Brukseli: Veprimi ndaj minave në Ukrainë, parakusht për rindërtimin dhe jo thjesht angazhim humanitar
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë 2026. Ajo u mbajt në Bruksel nën moton “Të hapim rrugën përmes partneritetit”. Konferenca mblodhi partnerë ndërkombëtarë rreth një përgjegjësie të përbashkët: forcimin e bashkëpunimit, mobilizimin e ekspertizës dhe avancimin e zgjidhjeve konkrete. Qëllimi është përballimi i pasojave shkatërruese humanitare, sociale dhe ekonomike të ndotjes nga minat në Ukrainë, njofton ministria e Jashtme në një komunikatë për mediat. Sipas saj, kreu i diplomacisë shqiptare e vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar për pastrimin e territoreve të ndotura nga minat. Po ashtu, ai ndaloi te mbështetja e procesit të rimëkëmbjes së Ukrainës. Në fjalën e tij, Hoxha e cilësoi veprimin ndaj minave si shumë më tepër...
Burimi:
kohajone.com