Propofoli dyshohet se i mori jetën Mazonakis, raporti zbulon edhe 8 substanca të tjera

Propofoli dyshohet se i mori jetën Mazonakis, raporti zbulon edhe 8 substanca të tjera

Zbulohen detaje të reja mbi vdekjen e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, i cili ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare gjatë një procedure plazmafereze në një klinikë private në Athinë. Sipas raportimeve të fundit të medias greke “Protothema.gr”, propofoli, një anestetik i fuqishëm që u gjet në organizmin e artistit, dyshohet se ka qenë shkaktari kryesor i vdekjes së tij. Ky është përfundimi që, sipas burimeve të cituara nga kjo media, përmban raporti 30-faqësh i Laboratorit të Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut. Përveç propofolit, në organizmin e këngëtarit janë identifikuar edhe tetë substanca të tjera, të cilat dyshohet se kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe kanë kontribuar në përfundimin fatal. Raporti pritet t’i përcillet gjatë ditës së...