Dyshime për mashtrim me Fabrikën e Miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 7.5 milionë euro të një shtetasi me inicialet G.V., i dyshuar për përvetësimin e Fabrikës së Miellit nr. 1 në Vlorë përmes mashtrimit dhe më pas për pastrimin e produkteve të veprës penale. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, hetimet kanë nisur pas një kallëzimi të bërë nga tre shtetas, të cilët pretendojnë se u janë cenuar interesat pasurore si ortakë të shoqërisë “P…..” sh.p.k. Nga hetimet për procedimin penal të regjistruar më 28 nëntor 2025, ka rezultuar dyshimi i arsyeshëm se G.V. ka përvetësuar objektin dhe truallin e pasurisë së paluajtshme “Fabrika e Miellit nr. 1” në Vlorë, duke e regjistruar atë në emrin e tij personal dhe jo si aset të shoqërisë. Sipas Prokurorisë, ky...
Burimi:
javanews.al