Dyshohen se morën ryshfet për të shmangur arrestimin e një personi, SPAK kërkon nga 2 vite burg për dy efektivët

Dyshohen se morën ryshfet për të shmangur arrestimin e një personi, SPAK kërkon nga 2 vite burg për dy efektivët

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pretencën për dy efektivët e policisë, të akuzuar për korrupsion në zonën e Orikumit, në Vlorë. Sipas hetimeve, dy punonjësit e policisë dyshohet se kanë përfituar 2.7 milionë lekë të vjetra nga qytetari Everest Bashaj, në këmbim të moskryerjes së arrestimit të tij. Prokurori Elvin Gokaj ka kërkuar dënimin me nga 2 vite burgim për ish-shefin e Krimeve, Daniel Liskendaj, dhe specialistin e Policimit në Komunitet, Afrim Ferraj. Gjithashtu, për të dy të pandehurit është kërkuar edhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare. Ndërkohë, për qytetarin Everest Bashaj, i dyshuar për dhënien e shumës së parave për të shmangur ndalimin nga efektivët e policisë, prokuroria ka...