Çfarë e shkaktoi vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis? Në trupin e tij u gjetën edhe 8 substanca të tjera

Çfarë e shkaktoi vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis? Në trupin e tij u gjetën edhe 8 substanca të tjera

Propofoli, një medikament i fuqishëm anestetik, dyshohet se ka qenë shkaktari kryesor i vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis. Ky është përfundimi që, sipas raportimeve të mediave greke, përmban raporti 30-faqësh i Laboratorit të Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut. Sipas mediave greke, në organizmin e këngëtarit janë identifikuar edhe tetë substanca të tjera, të cilat dyshohet se kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe kanë kontribuar në përfundimin fatal. Mostrat e marra nga trupi i këngëtarit ishin dërguar në fillim të muajit tetor në laboratorin e Universitetit Aristoteli të Selanikut. Profesori Nikolaos Raikos dhe ekipi i tij kryen analiza të njëpasnjëshme për të identifikuar të gjitha substancat e pranishme në organizëm, si dhe për të përcaktuar...