Homazh për Tano Banushin, një nga emblemat e humorit shkodran dhe misionari i buzëqeshjes

Homazh për Tano Banushin, një nga emblemat e humorit shkodran dhe misionari i buzëqeshjes

Nga Albert Vataj Më 7 gusht, kujtesa shqiptare ndalon për të nderuar një nga figurat më të ndritura të skenës së humorit, një emër që nuk jetoi thjesht në role, por në frymën e një qyteti që ka ushqyer brez pas brezi shpirtin e artit dhe të gazit: Athanas (Tano) Banushi (1927–1993). Me këtë përvjetor të shuarjes së tij, nuk përkujtojmë një fund, por ringjallim një jetë të mbarsur me dritë dhe dhunti, me përkushtim dhe fisnikëri artistike.Tano Banushi nuk qe thjesht një aktor. Ai ishte një gjendje shpirtërore, një reflektim i thellë i vetë Shkodrës gazmore, i një qyteti që nuk pushon së qeshuri edhe kur gëzimi është i ndaluar. Tano ishte ai zë i brendshëm që e shndërronte ironinë në art, sarkazmën në...