Homazh për Gaqo Çakon dhe net vjeneze/ “Mik Festival” rikthehet në Korçë

Homazh për Gaqo Çakon dhe net vjeneze/ “Mik Festival” rikthehet në Korçë

Nga data 10 deri më 13 korrik, qyteti i Korçës do të mirëpresë edicionin e 8-të të “Mik Festival”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës klasike dhe artistike në Shqipëri. Për katër net me radhë, festivali do të sjellë pesë koncerte, ku një nga më të veçantët do t’i kushtohet tenorit të madh shqiptar, Gaqo Çako. Ky koncert-homazh do të rrëfejë jetën artistike dhe personale të Gaqo Çakos dhe do të shënojë rikthimin në skenë, pas më shumë se 30 vitesh, të artistes Tatjana Kora Elmazi. Në skenë do të ngjiten edhe emra të njohur si Kastriot Tusha,...