Hoeness shtrohet urgjentisht në spital, frikë për presidentin e nderit të Bayern Munich

Hoeness shtrohet urgjentisht në spital, frikë për presidentin e nderit të Bayern Munich

Uli Hoeness, presidenti nderi i Bayern Munich, është shtruar me urgjencë në spital pas një shqetësimi të papritur shëndetësor, gjatë një turneu bamirësie në golf. Ish-futbollisti 73-vjeçar është jashtë rrezikut. Kampioni i Europës në vitin 1972 dhe kampion bote me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1974 u dërgua dje në spital, gjatë një eventi bamirësie në fushën e golfit në kështjellën e Miel-it, rreth 430 kilometra nga Mynihu. Hoeness pësoi çarje të një ene gjaku dhe u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor. Ai u nxor nga spitali disa orë më vonë, por kishte nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor dhe më...