Hoeness për Musiala: Jemi përballë një dileme, sëmundja e tij nuk është e lehtë të shërohet
9 Nëntor 2026 9:38 Alfred Lleshi Situata e Jamal Musialës shkakton shqetësim të madh në Mynih. Të fikëtit e papritur që pësoi futbollisti gjerman gjatë verës zbuluan një problem shëndetësor të njohur deri atëherë vetëm nga Bayerni dhe rrethi i tij i afërt. “Jam diagnostikuar me episode të shkurtra dhe të përkohshme epilepsie, të shkaktuara nga një mosfunksionim neurologjik”, – kishte shpjeguar Musiala në rrjetet sociale, pas episodit të dytë. Presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoeness, ka shprehur shqetësimin për të ardhmen e tij: “Jemi përballë një dileme me të. Vuan nga një sëmundje që nuk është e lehtë të shërohet”. Musiala vazhdon t’iu nënshtrohet kontrolleve të rregullta, por Hoeness ngre pikëpyetje nëse ai do të rikthehet në nivelin e mëparshëm: “Nuk e dimë...
Burimi:
telesport.al