Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend në vitin 2018, gjykata e Kosovës shpall fajtor ministrin
Gjykata e Kosovës shpalli këtë të mërkurë fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend gjatë seancës së 21 marsit 2018, kur deputetët po shqyrtonin ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Gjykata e rikualifikoi akuzën për përdorimin e armës ose mjetit të rrezikshëm, duke e cilësuar atë si një formë më të lehtë të së njëjtës vepër penale, ndërsa rrëzoi akuzën për “pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, pasi ndjekja penale për këtë vepër kishte parashkruar. Gjykata nuk dha vendim për masën e dënimit. Seanca ku do të paraqiten rrethanat lehtësuese dhe rënduese është caktuar për 8 shtator, kur pritet të shpallet edhe dënimi. Sveçla nuk ishte i pranishëm në seancë...
Burimi:
vizionplus.tv