Hodhën vezë e shishe uji drejt Ramës, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi
Aktualitet Kryesore E Premte, 9 Tetor 2026 13:52 Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut pas kaosit në seancën ku u miratua me 85 vota pro reforma territoriale. Dy deputetët demokratë, gjatë momentit të votimit qëlluan me vezë e shishe uji në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sekretariati për Etikën do të mblidhet të hënën për të vendosur mbi kërkesën e PS.
Burimi:
kohajone.com