Hodhën shishe uji e vezë drejt Ramës, përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi Bardhi dhe Balliu

Hodhën shishe uji e vezë drejt Ramës, përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi Bardhi dhe Balliu

Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu TIRANË-Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetin Klevis Balliu. Dy demokratët nuk do të mund të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare për periudhën e përjashtimit. Vendimi vjen pasi Partia Socialiste, kërkoi përjashtimin e 2 deputetëve të Partisë Demokratike pas incidenteve që u shkaktuan në Kuvend në seancën e 8 tetorit, ku u miratua Reforma e re Territoriale. Në momentin kur do të votohej Reforma e propozuar nga PS, dy deputetët e opozitës, kanë hedhur vezë dhe ujë ndaj kryeministrit Edi Rama.  Me 85 vota pro, Kuvendi votoi pas një seance maratonë më 8 tetor hartën e re...