Historiani serb: Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan, serbët rrëmbyen tokat e tyre, ja detajet

Historiani serb: Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan, serbët rrëmbyen tokat e tyre, ja detajet

SERBI- Historia e klasës së gjashtë të shkollës fillore në Serbi tregon se shqiptarët janë vendas në Ballkan dhe se serbët kanë rrëmbyer tokat e tyre. Mediat serbe raportojnë se ky është një detaj i cilësuar si “skandaloz” i historisë mesjetare serbe. Libri në fjalë është publikuar nga Enti i Teksteve dhe Mjetet Mësimore të Serbisë, ndërsa autor është Rade Mihaljçiç, profesor i Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Beogradit, shkruan “Zëri”. Mihaljçiç është anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve. Ndër të tjera, në tekstin e këtij libri thuhet se sllavët ishin emigrantë, duke specifikuar serbët. “Vendasit janë shqiptarët, të cilët ishin pasardhës të ilirëve”. Autori i librit nuk ndalet me kaq, ai tregon edhe mbi pushtimet e osmanëve në trojet shqiptare, ku...