Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia tragjike e Andrea Topisë dhe Princeshës franceze Helena Anzhu (Anjou)
Andrea Topia ishte një fisnik mesjetar arbëror i shekullit 14-të i cili u dashurua me Helenën, vajzën e Mbretit Robert II (1277-1343) i cili sundonte Napolin dhe një pjesë të madhe të Arbërisë. Sipas kronikave të Princit Gjon Muzaka (1510) dhe Karl Hopf (1873), Mbreti Robert kishte vendosur që ta martonte të bijën me sundimtarin e Moresë, Filip Cortenay. Gjatë fundit të viteve 1320, Helena pa dëshirën e saj, u nis me një anije mbretërore drejt Moresë ku e priste bashkëshorti i saj i ardhshëm, por sapo anija doli në det të hapur, filloi një stuhi detare e cila detyroi marinarët që të lundronin në brigjet e Arbërisë në Durrës. Lajmi bëri bujë dhe vasali i Robertit, Konti arbër Tanush Topia menjëherë dërgoi djalin e...