Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e rrugës së Bogdanëve!
Para se të them dicka më shumë për Rrugën e Bogdanëve, do tregoj shkurt historinë e saj. Bogdanët që i kanë dhënë këtë emër rrugës, kanë ardhur në Tiranë ndoshta 120 vjet më parë. Në historitë entuziaste të Tiranës, të hedhura në internet, mund të lexosh se fisi i Bogdanëve ka ardhur në Tiranë para 500 vjetësh, cka nuk mund të jetë e vërtetë dhe ja pse. Nga viti 1614 deri në fund të viteve 1800, pra për afro 150 vjet, Tirana ishte e përqëndruar në pjesën lindore pra në anën e sipërme të Xhamisë, Sahatit dhe Bashkisë së sotme. Qyteti ishte i mbledhur përreth dy xhamive, asaj të Sulejman Pashë Bargjinit, ku është sot Ushtari i Panjohur dhe asaj të Ethem Beut që është...