Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia 7 mijë vjeçare e Kosovës përmes tri artefakteve të ekspozuara në ShBA
Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Muzeun e Fieldit në Chicago, tri artefakte të Kosovës po rrëfejnë historinë dhe kulturën tonë 7 mijë vjet të vjetër. Reliefi i Kamenicës dhe dy figurinat terrakote të Bardhoshit janë pjesë e ekspozitës “Mbretërit e Parë të Evropës” së bashku me artefaktet e 11 vendeve të Evropës Juglindore. “Ky grumbullim i më shumë se 700 objekteve krahë për krahë nuk është shfaqur kurrë më parë si koleksion i përbashkët. Si i tillë po i ofron vizitorëve mundësi eksplorimi të historisë së ngritjeve në pushtet të mbretërve dhe mbretëreshave të para të Evropës së lashtë”, ka njoftuar MKRS. Ministria e Kulturës e ka mbështetur këtë prezantim të trashëgimisë sonë kulturore si dhe tërë procesin e pjesëmarrjes...