Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!

Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka tronditur qytetin e Reggio Emilias në Itali, ku një 76-vjeçar akuzohet se ka vrarë kushëririn e tij 74-vjeçar me aftësi të kufizuara, duke shfrytëzuar si “armë” një petull me krem. Pas krimit të dyshuar qëndron motivi i pasurisë: përvetësimi i një trashëgimie familjare në pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 300,000 euro. Viktima, i cili ishte me aftësi të kufizuara të certifikuara dhe i akomoduar në një qendër kujdesi (azil pleqsh), vuante nga disfagia e rëndë — një çregullim i gëlltitjes që e detyronte të ushqehej ekskluzivisht me lëngje dhe e ndalonte kategorikisht konsumimin e ushqimeve të forta. Sipas hetimeve të prokurorisë, më 27 qershor, i afërmi i tij i dërgoi një pako me ëmbëlsira në ambientet...