Hipokrizia e Brukselit/ ‘Mburoja Evropiane për Demokracinë’ duhet të na mbrojë nga Rama

Hipokrizia e Brukselit/ ‘Mburoja Evropiane për Demokracinë’ duhet të na mbrojë nga Rama

Para se Edi Rama të nisej për në Luksemburg për të marrë pjesë në konferencën e radhës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, Marta Kos shpalli me të madhe se vendi ynë do të bëhej pjesë e një nisme me emrin ‘Qendra Evropiane për Rezistencën Demokratike’. Kjo qendër, që synon së pari të ndalojë përpjekjet për dobësimin e institucioneve demokratike, është pjesë e një nisme akoma më të madhe, e cila njihet me emrin pompoz: Mburoja Evropiane për Demokracinë. Thonë se nismat dhe qendrat me emra të mëdhenj si këto shërbejnë më së shumti për të thithur fonde e për të abuzuar me to, por kjo është vetëm një shprehi e gojëve të liga. Në mënyrë paradoksale, Edi Rama po udhëton drejt Brukselit për t’u...