​Himarë, vijon beteja me flakët

​Himarë, vijon beteja me flakët

Pas një nate të vështirë, operacioni për shuarjen e zjarreve në Himarë vijon edhe gjatë orëve të mëngjesit, me forca të angazhuara në terren dhe ndërhyrje nga ajri. Me lindjen e diellit, në operacion janë përfshirë edhe mjetet ajrore, të cilat po ndihmojnë në izolimin e vatrave të mbetura aktive dhe në frenimin e përhapjes së flakëve. Sipas informacioneve nga terreni, vatrat e zjarrit ndodhen tashmë larg zonave të banuara. Forcat e angazhuara po punojnë për izolimin përfundimtar të flakëve, me qëllim shmangien e çdo rreziku për banorët dhe parandalimin e riaktivizimit apo përhapjes së zjarrit në zona të tjera.