Himarë/ Kush po pengon regjistrimin e pronave? Përplasje mes Dules dhe Kadastrës

Himarë/ Kush po pengon regjistrimin e pronave? Përplasje mes Dules dhe Kadastrës

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka kundërshtuar deklaratat e deputetit Vangjel Dule për trajtimin e pronave në lagjen “Kala” të Himarës, duke mohuar pretendimet për pengim të regjistrimit të banesave dhe për përvetësim të pronave. Debati u ngrit në seancën parlamentare të 8 tetorit 2026, gjatë së cilës Dule pretendoi se disa ndërtesa të ndërtuara para viteve ’90, të cilave u mungon çatia, nuk po regjistrohen nga shërbimet shtetërore dhe bashkiake. Sipas deputetit, kjo argumentohet me faktin se objektet lidhen me procese rikonstruksioni sipas kritereve të UNESCO-s. Dule vuri në pikëpyetje lidhjen mes statusit të ndërtesave dhe të drejtës së pronësisë, duke pretenduar se pas kësaj praktike mund të fshihet një përpjekje për përvetësimin e pronave në një nga zonat...