Himara u dogj nga flakët, Lamallari dhe Haki Çako kafe në lokalin e ‘Ramës’ në Vuno
Ndërsa Himara vijon të përballet me pasojat e rënda të zjarreve dhe banorët e zonës jetojnë nën ankth për shkak të flakëve që kanë përfshirë territore të tëra, pamjet e dy zyrtarëve të lartë kanë shkaktuar reagime. Ministri i Brendshëm,Lamallari dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, janë filmuar duke pirë kafe në një lokal buzë rrugës në Vuno. Pamjet vijnë në një moment kur situata në zonën e Himarës mbetet e rënduar nga zjarret, ndërsa banorët dhe strukturat e emergjencave janë të angazhuar për përballimin e flakëve dhe pasojave të tyre. Kontrasti mes situatës në terren dhe pamjeve të zyrtarëve duke konsumuar kafe është ai që bie menjëherë në sy. Në një kohë kur banorët përreth janë të shqetësuar për banesat, pronat...
Burimi:
syri.net