HIJA E NJERIUT MAVI/ RAMA I VETEM MBI KALE, SPIROPALI KURBAN I FUQISE SE KRYEMINISTRIT

HIJA E NJERIUT MAVI/ RAMA I VETEM MBI KALE, SPIROPALI KURBAN I FUQISE SE KRYEMINISTRIT

Gazetari Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke i cilësuar lëvizjet e kryeministrit Edi Rama si një akt fuqie. Sipas tij, në Asamblenë e PS-së nuk pati kundërvënie serioze ndaj kryeministrit, ndërsa partia nuk arriti të shfaqej si një zë i pavarur në raport me zhvillimet politike. Duke u ndalur te çështja e Elisa Spiropalit dhe propozimi për përjashtimin e saj, Nazarko tha se mbetet e paqartë, nga pikëpamja juridike, se si një ish-kryetare e Kuvendit, e cila është automatikisht pjesë e Asamblesë, mund të përjashtohet, duke iu referuar statutit të PS-së. Ai theksoi se, ndryshe nga rasti i Erion Veliajt, i cili kishte propozuar një mocion mosbesimi dhe kishte sfiduar mënyrën e drejtimit të pushtetit nga PS-ja, nuk pati kundërshti...