BERISHA I SHTRIN DOREN/ ARLIND QORI: IRONIKE QE FTESA BEHET NGA DYERT E SPAK
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka refuzuar ftesën e Sali Berishës për bashkim opozitar, duke deklaruar se kreu i Partisë Demokratike nuk përmbush kushtet për të udhëhequr një opozitë morale dhe serioze kundër qeverisë së Edi Ramës. Qori e cilësoi Berishën, krahas Ramës, si një nga problemet kryesore të politikës shqiptare. Ai kritikoi qëndrimet e kreut të PD-së dhe vuri në dyshim besueshmërinë e tij për të udhëhequr një bashkim të forcave opozitare. “E keqja e madhe e Shqipërisë janë Rama dhe Berisha. Ramën duhet ta rrëzojë një opozitë morale. Berisha, si lider i PD-së, del dhe thotë fjalën më të zezë dhe më pas e lëpin atë që ka pështyrë. Politika duhet të jetë parimore, serioze dhe Berisha nuk plotëson këto kushte. Është...
Burimi:
ntv.al